Site icon Telegrafi

Guardiola konfirmon mungesën e Edersonit ndaj Liverpoolit

Portieri brazilian, Ederson do të jetë mungesa e madhe e Manchester Cityt në derbin e javës në Ligën Premier ndaj Liverpoolit.

City do të jetë mysafirë i Liverpoolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Ligës Premier.

Megjithatë, Qytetarët përballen me një mungesë të madhe, atë të portieri Ederson, i cili u dëmtua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas.

Lexo po ashtu Formacioni i kombinuar i derbit Liverpool-Man City, mungon Salah

“Ederson nuk është në gjendje të luajë. Nuk e di se për sa kohë do të jetë jashtë fushave. Të dielën, ai nuk mund të luajë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Ish-trajneri i Barcelonës gjithashtu konfirmoi se vendin e tij do ta zë portieri tjetër, Claudio Bravo.

Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier, befasi të mëdha në renditje

“Claudio Bravo mund të jetë në portë. Ai është një portier i jashtëzakonshëm – fitoi shumë ndeshje ndërkombëtare me Kilin. Nuk kam dyshime”, përfundoi trajneri i Cityt.

Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet të dielën në Anfield nga ora 17:30. /Telegrafi/

Exit mobile version