Site icon Telegrafi

Guardiola ka shpenzuar për 21 muaj më shumë se Wenger për 21 vite

Arsene Wenger dhe Pep Guardiola (Getty Images)

Mediat angleze kanë sjell disa statistika interesante në lidhje me dy trajnerët e njohur, Arsene Wenger dhe Pep Guardiola.

Trajneri francez i Arsenalit njihet për shpenzimet e pakta që ka bërë gjatë karrierës së tij, në përjashtim të dy apo tri vitet e fundit.

Në anën tjetër, spanjolli i Manchester Cityt, Guardiola njihet si një trajneri që shpenzon shumë për të sjell të gjithë lojtarët që i dëshiron në skuadrën e tij.

Lexo po ashtu Wenger: Guardiola nuk është shumë special  

Por, statistikat e raportuara nga mediat angleze kanë befasuar jo pak njerëz pasi diferenca e shpenzimeve në mes të dy trajnerëve është marramendëse.

Kjo pasi, Wenger gjatë 21 viteve të tij të kaluara te Arsenali ka shpenzuar vetëm 349 milionë funte apo 296 milionë euro.

Ndërsa, Guardiola për vetëm 21 muaj te Manchester Cityt ka shpenzuar plot 371 milionë funte apo 421 milionë euro.

Lexo po ashtu Man City, klubi që ka shpenzuar më shumë për skuadrën aktuale - pasohet nga PSG, Man United dhe Barça

Mediat angleze kanë raportuar për këto statistika të shpenzimeve pasi Arsenali dhe City do të luajnë sot (e diel) në finale të Carabao Cup me fillim nga ora 17:30.

Sipas këtyre statistikave, ekipi momental i Cityt ka kushtuar plot 777 milionë funte apo 878 milionë euro, për dallim nga ky aktuali i Arsenalit që ka kushtuar 357 milionë funte apo 405 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version