Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mohon se ata po ikin nga rivalët në luftën për titull në Ligën Premier, pas fitores në Brentford.
Guardiola këmbënguli se gara për titull në Ligën Premier është larg përfundimit pavarësisht se City shkon në Vitin e Ri me tetë pikë përpara ndjekësve.
Kampionët në fuqi të Guardiolës kanë fituar tani 10 ndeshje radhazi, por trajneri i Cityt nuk e sheh të mbyllur çështjen e titullit.
“Ne e fituam ndeshjen, jemi në një ecuri të mirë, por është vetëm fundi i dhjetorit”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Ka shumë ndeshje për të bërë. Jemi tetë pikë përpara, por kemi ende 54 pikë për të luajtur dhe shumë ndeshje të vështira për të luajtur”.
“Nuk do t’i besoj askujt që thotë se është kryer tashmë. Ekipet që kemi me Chelsean dhe Liverpoolin janë më se të jashtëzakonshme”.
“Ne e kemi distancën jo sepse ata humbën pikë, por sepse fituam 10 ndeshje radhazi. Por, ka ende 54 pikë për të luajtur”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/