Telegrafi

Guardiola ‘harron’ Real Madridin: Barcelona, Bayern e Juventus, janë klubet më të mira në dhjetë vitet e fundit

Pep Guardiola (Getty Images)

Pep Guardiola thotë se Barcelona, ​​Bayern Munich dhe Juventus kanë qenë tri klubet më të mira të dekadës së fundit dhe e kanë sfiduar Manchester Cityn që të përputhet me qëndrueshmërinë e tyre dhe t’i ndjekë ato.

Guardiola pas fitores 5-0 ndaj Burnleyt në Kupën FA mbetet në garë për katër trofe këtë vit.

Pavarësisht se Real Madridi ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve rresht, Guardiola këmbëngul se Barca, Bayern dhe Juve janë pikë referimi për skuadrën e tij, sepse ka kombinim duke fituar garat e tyre vendore dhe pastaj paraqiten mirë edhe në sfidat evropiane.

“E kam thënë shumë herë”, u përgjigj ai kur u pyet se a mund të fitojë në katër gara.

Pep Guardiola

“E di që jeni kaq bujar dhe ju falënderoj shumë djem, por çdo herë që e bëni këtë koment me eliminohemi nga një garë. Unë mendoj se ju provokoni mua”.

“Është e rëndësishme që në fund të janarit jemi ende atje. Në klubet e mëdha, ky është dallimi i madh”.

Lexo po ashtu Guardiola nuk është i zhgënjyer me De Jongun: Duhet ta pranojmë, nuk jemi në nivel me Barcelonën dhe Real Madridin

“E kam thënë shumë herë: cilat janë ekipet më të mira në dekadën e fundit? Juventus, Bayern Munich, Barcelona. Këto janë tri ekipet më të mira në Evropë. Pse? Sepse çdo sezon fitojnë kampionatin, çdo sezon fitojnë kupat, çdo sezon janë aty. Sepse ata janë më të mirët”, deklaroi Guardiola.

Pep Guardiola te Manchester City (Foto: Getty Images)

AI tutje tregoi se çfarë duhet të bëjë klubi i tij, duke i marr ndeshet një nga një, në katër garat në të cilat lufton, e ku te Carabao Cup është në finale, e në Ligën e Kampionëve ndeshjet me Schalken. /Telegrafi/