Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se nuk dëshironte ta mbante lojtarin e ri të Real Madridit, Brahim Diaz, kundër vullnetit të tij.
19-vjeçari u prezantua zyrtarisht nga Los Blancos të hënën dhe do të përfshihet në listën e Santiago Solarit për ndeshjen e ardhshme të Copa del Rey kundër Leganes.
“Ne kemi bërë me Brahimin gjithçka që kemi bërë me Phil [Foden] dhe Jadon [Sancho] – i vetmi që ka vendosur të qëndrojë është Phil”.
“Real Madridi nuk është një hap i keq, dhe i uroj atij gjithçka, më të mirën”.
“Nuk jam i zhgënjyer që ai ka ikur dhe unë nuk e dua një lojtar që dëshiron të largohet në klubi”.
“Nëse synimi i tij kanë qenë që ai të largohet, ne nuk do ta mbanim”.
“Unë shpresoj se ai merr minutat që ai nuk ka pasur këtu”.
Guardiola tha është e vështirë që lojtarët e rinj të shfaqen në klubet e elitës evropiane. /Telegrafi/