Site icon Telegrafi

Guardiola flet për situatën e Messit dhe zërat për transferim te City

Pep Guardiola është njeriu i fundit që ka folur për situatën e krijuar të Lionel Messin te Barcelona.

Java e parë e muajit shkurt ka qenë jo shumë e mirë për ekipin katalunas dhe në veçanti për kapitenin e tyre, Messi.

Ylli argjentinas e ka gjetur veten duke reaguar dhe në një ‘përplasje’ me drejtorin sportiv të klubit dhe ish-bashkëlojtarin e tij, Eric Abidal.

Lexo po ashtu Faqja zyrtare e Manchester Cityt në 'twitter' shpërndanë një lajm ku flitet për transferimin e Lionel Messit

Kjo përplasje ka turbulluar ujërat tek klubi nga Camp Nou dhe mediat gjatë ditëve të fundit kanë shkruar për një largim të Messit nga Barcelona.

Një nga klubet që është lidhur më shumë me një transferim të lojtarit më të mirë në botë është Manchester City.

Guardiola dhe Messi kanë fituar shumë trofe së bashku

Trajneri i tyre, Guardiola ka gjetur kohë të flasë për këtë situatë, duke mohuar se e do sulmuesin argjentinas në skuadër.

Lexo po ashtu Si do të luante Manchester City nëse do ta transferonte Lionel Messin

“Messi është një lojtar i Barcelonës. Ai do të qëndrojë atje. Kjo është dëshira ime”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Nuk do të flas për lojtarët e një klubi tjetër. Mendoj se ai do ta përfundojë karrierën e tij atje”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version