Pep Guardiola kishte vetëm lëvdata për lojtarët e Manchester City, pasi ia dolën të përmbysnin rezultatin ndaj Aston Villës në 3-2, për t’u rikonfirmuar kampion.
Citizens ishin duke humbur 2-0, por ia dolën që të përmbysnin shifrat dhe të fitonin trofeun e dytë me radhë.
Pas ndeshjes, Guardiola deklaroi se ata janë legjendarë dhe se lojtarët e tij janë shumë të veçantë.
“Momenti që gjetëm golin e parë ndryshoi çdo gjë. Kemi luajtur në kushte jo normale, por duhet ta përballojmë. Ne jemi legjenda”, ka deklaruar fillimisht ai.
“Kur e fiton Ligën Premier katër herë brenda pesë vjetësh atëherë është e qartë se këta djem janë shumë, shumë të veçantë. Ne do të mbahemi mend”.
“Titullin e parë e fituam me dallim të madh pikësh. Më pas në Brighton, më pas në shtëpi pa shikues. Tani me njerëz në stadium, është më i miri. E thirra Real Madridin dhe ata më dhanë një këshillë të mirë”.
“Madhështia e të arriturës definohet nga madhësia e rivalit tuaj. Nuk kam parë asnjëherë një ekip si Liverpooli. E di që është e vështirë, por urime për Liverpoolin. Na ka ndihmuar të jemi ekip më i mirë”, ka shtuar më tej Guardiola. /Telegrafi/