Arsenali pritet të kundërshtojë ofertën fillestare të Manchester Cityt për yllin e tyre, Alexis Sanchez.
Dëshira e Pep Guardiolas për ta pasur Sanchezit në skuadër është e ditur që një kohë dhe më nuk është një sekret.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, City ka gjasa të testojë Arsenalin me një ofertë prej 25 milionë funtesh për sulmuesin kilian.
Por, oferta e skuadrës nga Etihad mund të shkojë deri në 35 milionë funte, me kontratën e Sanchezit në Emirates që do të zgjasë vetëm edhe këta gjashtë muaj.
Pep Guardiola do të jetë më i zellshëm se kurrë për të forcuar skuadrën e tij në mes të sezonit pasi Gabriel Jesus ka dëmtuar ligamentet e tij në gju në barazimin pa gola me Crystal Palacen të dielën e kaluar.
Me brazilianin që pritet të përballet me një mungesë të dytë të gjatë në margjinat e tij që nga lëvizja e tij në Etihad një vit më parë, Sanchez është kthyer shpejt si objektivi kryesor i Cityt.
Trajneri spanjoll dëshiron të bind sa më shpejt drejtuesit e skuadrës së tij pasi sheh rrezik në konkurrencën e skuadrave tjera për shërbimet e Sanchezit.
Gjiganti francez, Paris Saint-Germain po shikojnë gjithashtu zhvillimet nga afër, pasi gjithashtu pëlqejnë kilianin 28-vjeçar. /Telegrafi/