Telegrafi

Guardiola e Messi te Juventusi – si do të rreshtohej ‘Zonja e Vjetër’ nën drejtimin e trajnerin të njohur me dy super yje në skuadër dhe dy blerja tjera

Juventusi me gjasë të madh në verë do të bëjë ndryshime në stafin teknik dhe në krye të ekipit po punohet që të vihet Pep Guardiola.

Zonja e Vjetër përveç pëlqimin për trajnerin, atij do të mundohen t’i ofrojnë edhe disa lojtarë që ai i pëlqen.

Janë një numër i lojtarëve të njohur që kërkojnë largimin nga klubet e tyre dhe me Guardiolan në krye, do të ishte më e lehtë që të ofroheshin në Torino.

SunSport shkruan se Juve po përgatit një ofertë që ta sigurojë marrëveshjen me Guardiolan që në këtë verë.

Lexo po ashtu Guardiola në planet e Juventusit për sezonin e ardhshëm

Nëse Guardiola do të vazhdonte te City edhe një vit, do të qëndronte më gjatë në kët klub se sa te Barcelona dhe Bayern Munich.

Juventusi është një nga klubet më të pasura në botë dhe kanë potencial që të mbyllin disa marrëveshje.

Në krye të listës është Lionel Messi që thuhet se është i pakënaqur me jetën në Barcelonë dhe mundësia për t’u ribashkuar me trajnerin e tij të vjetër mund të nxisë interesim për të.

Ai do ta krijonte një dyshe të madhe me Cristiano Ronaldon.

Po ashtu disa lojtarë aktual si Miralem Pjanic, Paulo Dybala dhe Leonardo Bonucci përshtaten me stilin e lojës së Guardiolas.

Wojciech Szczesny shihet si numër një për portë.

Po ashtu një lojtar që pëlqehet nga Juve aktualisht dhe luan te City është Leroy Sane.

I fundit është Thomas Meunier i Paris Saint-Germain, që kontrata e tij skadon së shpejti me klubin francez. /Telegrafi/