Site icon Telegrafi

Guardiola dëshiron ribashkimin me Iniestan

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola po kërkon një ribashkim me kapitenin e Barcelonës, Andres Iniesta.

Mesfushori spanjoll është lidhur që nga vera me një largim nga Barcelona, ndërsa me afrimin e Philippe Coutinhos nga Liverpooli zërat janë shtuar edhe më shumë.

Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës, por edhe vet futbollisti deri më tani nuk kanë dhënë shenja ndarje mes vete.

Lexo po ashtu Schuster: Sa isha te Reali provova transferimin e Alvesit, Villas, Fabregasit dhe Iniestas, por të gjithë dështuan

Sipas mediumit britanik The Mirror, Guardiola, i cili ka gëzuar sukses të jashtëzakonshëm në Camp Nou dëshiron t’i japë mundësi Iniestas që të luaj në Ligën Premier.

Guardiola dhe Iniesta kanë fituar shumë tituj së bashku te Barcelona (Getty Images)

Iniesta, 33 vjeç, nënshkroi një kontratë të përjetshme me Barçën në tetor – por burimet në Spanjë sugjerojnë se kjo besohet të jetë një marrëveshje jo-detyruese.

Guardiola po mban një sy të ngushtë në zhvillimet dhe do të hidhen në shansin e tij për ta sjellë lojtarin në Etihad Stadium.

Lexo po ashtu Tianjin Quanjian derdh miliona për Iniestan, spanjoll konsideron transferimin në Kinë

Trajneri i Cityt do të hynte në shansin që të ribashkohej me Iniesta pasi dyshja pati sukses të madh kur Guardiola ishte trajner i Barcelonës gjatë viteve 2008-2012.

Për spanjollin interesim të madh kanë shprehur skuadrat kineze, ku më e përfolura është Tianjin Quanjian, të cilët mendojnë se i kanë ofruar 35 milionë euro në vit. /Telegrafi/

Exit mobile version