Shumë prej tifozëve të futbollit e njohin Pep Guardiolan si trajner që u jep hapësira lojtarëve të rinj, por ai është trajneri që ka shpenzuar më së shumti në histori të futbollit me blerjet.
Pas ardhjes së Benjamin Mendy te Manchester City për 57 milionë euro, ai e ka arritur shifrën e 1 miliardë eurove blerje.
Vetëm këtë verë Guardiola ka shpenzuar 138 milionë euro për blerjen e mbrojtësve, ndërsa përveç Mendyt, ka ofruar në skuadër edhe Kyle Walkerin dhe Danilon.
Vera kur një klubi bëri shpenzimet më të mëdha
Në nëntë sezone si trajner, ky është vitit që Guardiola ka harxhuar më se shumti.
Deri më tani klubi anglez ka harxhuar 240 milionë euro, duke u ofruar me 257 milionë eurot e harxhuara nga Real Madrid në sezonin 2009/10, kur ofroi emra si Cristiano Ronaldo dhe Kaka.
Guardiola ka harxhuar më së shumti te City
Guardiola që ka një karrierë të bujshme si trajner duke udhëhequr skuadra si Barcelona dhe Bayern Munich, te Manchester City në vetëm dy vite ka harxhuar më shumë se në këto dy skuadra.
Prej ardhjes së tij te Manchester City, Guardiola ka harxhuar 453 milionë euro, ndërsa te Barcelona kishte harxhuar 341 milionë euro.
Në tri vite në klubin bavarez, ai harxhoi 203 milionë euro për lojtarë të rinj.
Ai në total ka arritur shifrën e 997 milionë eurove, ku afati kalimtar ende nuk ka përfunduar.
I pasionuar pas mbrojtësve
Të gjithë e dinë që Guardiola pëlqen të luajë në sulm, por shuma më e madhe e parave është derdhur për të blerë mbrojtës të ri.
Në lojtarët sulmues Guardiola ka harxhuar 382 milionë euro, por për portier dhe mbrojtës janë harxhuar 436 milionë euro.
Ibrahimovic, blerja më e shtrenjtë
Prej të gjitha transferimeve të bëra nga Guardiola, Zlatan Ibrahimovic është blerja më e shtrenjtë.
Ai erdhi në Camp Nou në vitin 2009, ku Barcelona pagoi 69.5 milionë euro.
Pas suedezit në listë janë pesë lojtarë të ardhur te City, me Mendy që kryeson listën,
Te Bayern blerja më e madhe ishte ajo e Mario Gotzes për 37 milionë euro. /Telegrafi/