Telegrafi

Video e plotë ku shihet skena e rrahjes në Kuvendin e Kosovës mes PDK-së dhe LVV-së

Sot ka eskaluar situata në Kuvendin e Kosovës, ku pati përleshje fizike ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrave.

Në momentin kur kryeministri Albin Kurti ishte duke folur, ai është gjuajtur me ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Lexo po ashtu Vendosja e fotografisë së “Kurtit si Pinoko” nga Musliu dhe shqyerja e saj nga Bislimi – fillesa e grushteve në Kuvend

Më pas në afërsi të foltores ka dal ministri Hekuran Murati, i cili është shtyrë nga Mërgim Lushtaku që hodhi ujë edhe në drejtim të Besnik Bislimit.

Ky i fundit më pas e gjuajti me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku. /Telegrafi/