Site icon Telegrafi

Grupi i PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecajn, sekretarin e Kuvendit dhe punonjësit e Gardës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme SPAK nënkryetarin e Komisionit Hetimor të Sterilizimit, Plarent Ndrecajn, Sekretarin e Kuvendit Genci Gjonçajn dhe punonjësit e Gardës.

Ata janë kallëzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal, pas përplasjeve në në seancën e fundit të Komisionit të Sterilizimit, ku mbledhja nisi pa Albana Vokshit.

Ndërkohë në anën tjetër, PS pritet të kërkojë pezullimin e tre deputetëve të PD-së pas trazirave në sallën e Kuvendit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version