Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, sot ka realizuar takim me banorët e Radovishit, ku para të pranishmëve u drejtua edhe Nikolla Gruevski, i cili tha se Zaevi është bërë milioner me intriga dhe me ndarjen e tenderave familjarëve të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Zoran Zaevi u pasurua kur u bë kryetar komune, me gënjeshtra, intriga dhe ndarje të tenderëve familjarëve të tij. A dëshirojmë që një njeri i tillë të udhëheq Maqedoninë?”, tha mes tjerash Gruevski.
Ai gjithashtu kujtoi qytetarët për rastin “Global”, rast në të cilin, sipas tij, ish kryeministri Branko Cërvenkovski, e shpëtoi Zaevin, nga një krim i madh në të cilin fitoi 8 milionë euro./Telegrafi/