Ylli i Atletico Madridit, francezi Antoine Griezmann është i përgatitur të bashkohet me rivalin e madh lokal, Real Madridin para Barcelonës dhe Manchester Unitedit.
Griezmann nuk po përjeton një fillim sezoni të mirë me Atleticon dhe ka filluar përsëri të përmendet si një transferim i madh i vitit 2018.
Reprezentuesi i Francës është lidhur me një sërë klubesh të mëdha si Manchester Unitedi, Barcelona dhe Real Madridi këtë sezon.
Me klauzolën e blerjes së Griezmann që do të bjerë nga 200 në 100 milionë euro pas Vitin e Ri, ai do të ketë drejt zgjedhjen e destinacioneve të mundshme.
Djajtë e Kuq janë konsideruar si favorit për nënshkrimin e tij, por sipas mediave spanjolle situata ka ndryshuar krejtësisht.
Sipas mediumit Diario Gol, presidenti i Mbretërve, Florentino Perez është gjithashtu në kontakt me sulmuesin francez.
Edhe Griezmann thuhet se është i gatshëm të shkojë në Santiago Bernabeu, por vetëm me kusht që Florentino të ia garantoj vendin në formacion.
Është pohuar se presidenti e ka siguruar francezin se Gareth Bale do të largohet nga Bernabeu për të liruar vend për të në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/