Ish-futbollisti francez, Emmanuel Petit beson se Antoine Griezmann do t’i bashkohet gjigantit anglez, Manchester United.
Sulmuesi i Atletico Madridit dhe kombëtares franceze ka qenë i lidhur fort me një kalim në Old Trafford, me menaxherin e Unitedit, Jose Mourinho, që këmbën se ai dëshiron cilësi në skuadrën e tij.
Dhe Petit, i cili ka luajtur në Ligën Premier për Arsenalin dhe Chelsea, beson se lidhja Griezmann me bashkëlojtarin e tij te Les Bleus, Paul Pogban, do të ndihmojë skuadrën e Ligës Premier për të bindur 25-vjeçarin t’i bashkohet.
“Mendoj se Griezmann do të shkoj në Manchester United – definitivisht”, ka thënë fillimisht ish-mesfushori i Arsenalit, Barcelonës dhe Chelsea për Sky Sports.
“Ai ka një partneritet të madh me Pogban në ekipin kombëtar të Francës”, transmeton Telegrafi.
“Ata janë miq shumë të mirë. Ai do të sjellë gola, asistime dhe mentalitetin fitues në Old Traffrod”, përfundoi Petit.
Në rast se transferimi do të ndodh atëherë pritet që edhe një herë të thehet rekordi i transferimeve, pasi francezi llogaritet nga skuadra spanjolle mbi 110 milionë euro. /Telegrafi/