Antoine Griezmann nuk është duke kaluar aspak momente të mira te Barcelona.
Sulmuesi francez pritet të largohet nga Barcelona vetëm pas një viti qëndrim në Camp Nou.
Griezmann nuk është përshtatur aspak me futbollin e gjigantit katalunas, por është raportuar shpesh herë se ai nuk pëlqehet as nga kapiteni Lionel Messi.
Kësisoj francezi ka vendosur të largohet nga Barcelona gjatë verës, edhe pse kampioni i Spanjës kishte shpenzuar 120 milionë euro për të.
Daily Star ka raportuar se Griezmann së bashku me agjentin e tij kanë zhvilluar disa biseda me dy klubet e Ligës Premier.
Është raportuar se francezi ka pasur biseda të gjata me drejtuesit e dy gjigantëve anglez Arsenalit dhe Manchester United.
Të dyja këto skuadra janë gati ta transferojnë lojtarin kampion bote dhe ta bëjnë lider në radhët e veta.
29-vjeçari është i interesuar për tu transferuar në Angli pasi nuk e sheh vetën më si futbollist të Barcelonës, por nuk përjashtohet mundësia që të luaj edhe në vendlindje me Paris Saint Germain.
Barcelona është gati ta shes yllin e tyre nëse vije ndonjë ofertë mbi 100 milionë euro.
Ish-anëtari i Sociedad dhe Atletico Madrid ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha garat me Barcelonën ku ka shënuar 14 gola e ka bërë katër asistime. /Telegrafi/