Antoine Griezmann ka vetëm fjalë të mira për rivalët e tij, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi i Atletico Madridit nuk ka urrejtje apo inat për rivalët e tij nga Barcelona dhe Real Madridi.
Sipas Griezmann, Messi dhe Ronaldo janë legjenda të futbollit dhe pas 10 vitesh, bota do të tregojnë se askush nuk ishte i barabartë me ta.
“Messi dhe Ronaldo janë dy përbindësha, legjenda”, ka deklaruar fillimisht Griezmann për mediat franceze, përcjell Telegrafi.
“Në 10 vjet e fundit, bota do të thotë se askush nuk ishte në nivel të barabartë me ta”, përfundoi sulmuesi i talentuar francez. /Telegrafi/