Sulmuesi francez, Antoine Griezmann thuhet se është i gatshëm të largohet nga Atletico Madridi pas Vitit të Ri apo më saktë në afatin kalimtar të janarit.
Atletico Madrid nuk e ka nisur mirë sezonin, pasi nuk po përjeton fillim sezoni të mirë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve dhe kjo mund të bëjë që yjet e skuadrës të largohen.
Njëri ndër ta është ylli kryesor i skuadrës, francezi Griezmann, i cili është në orbitën e skuadrave të mëdha evropiane.
Me Manchester Unitedin dhe Barcelonën që janë duke mbajtur kontakte me përfaqësuesit e tij, Griezmann e di se nuk do pritej mirë në rast largimi nga Atletico në janar, por po mendon një largim.
Sipas mediumit Don Balon, kjo është një mundësi shumë e mirë, me Griezmannin e përgatitur të largohet që Atletico në rast mos-kualifikimi për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Me Vitolon dhe Diego Costan që janë të regjistruar për Atleticon në janar, francezi beson se mund të jetë koha e duhur për t’u larguar nga Wanda Metropolitano.
Kur tregu i transferimeve të rihapet, klauzola e blerjes së Griezmann do të bjerë nga 200 në 100 milionë euro.
Kjo shifër nuk do të ishte problem të paguhet nga ana e Djajve të Kuq dhe gjigantit katalunas. /Telegrafi/