Telegrafi

Greta paralajmëron klipin me Genc Prelvukajn (Video)

Greta Koçi ka paralajmëruar videon e re muzikore që do ta sjellë në bashkëpunim me Genc Prelvukajn.

Këngëtarja e ka publikuar një pjesë të shkurtër të klipit në rrjetet sociale, për t’u treguar fansave se çfarë të presin.

Lexo po ashtu Greta shfaqet joshëse në klipin e ri (Video)

“Vjen së shpejti… Videoklipi i ri në bashkëpunim me Genc Prelvukajn. Befasi, befasi”, ka shkruar Greta në përshkrim.

Genci ka rezultuar shumë i suksesshëm në bashkëpunimet e tij, prandaj pritet që edhe kjo këngë të jetë e pëlqyeshme.

“Atij” është një prej projekteve të fundit të Gretës që numëron mbi pesë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/