Telegrafi

Greta Koçi uron Shën Valentinin, hedh dyshimet se është në lidhje? (Foto)

Greta Koçi është shquar gjithmonë për këngët e saj, dhe mënyrën e veçantë të të kënduarit.

Ndonëse e kemi parë shpesh herë nëpër intervista, Greta asnjëherë nuk ka preferuar që të zbulojë më shumë se ç’duhet nga jeta private.

Pra me pak fjalë e gjithë ajo çfarë din fansat për të, është se Greta është vajzë e dy prindërve, motra e një vallai dhe dy motrave, dhe jeton në Tiranë.

Lexo po ashtu Greta Koçi shfaqet joshëse (Foto)

Sa i përket përket statusit të saj, deri më tani Greta ka treguar se është beqare, ndërsa është shprehur se në momentin që do ta bëjë të ditur për opinionin personin e saj të zemrës, ai do të jetë sigurt bashkëshorti i saj, përndryshe nuk i pëlqejnë aventurat.

Sot (e martë) me rastin e Festës së Shën Valentit, Greta ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet një zemër e kuqe, teksa në mbishkrimin e saj shkruan: “Gëzuar ditën e Shën Valentinit”.

Ndonëse ende nuk dihet asgjë për statusin e saj, me këtë postim, ajo ka bërë fansat të dyshojnë se këtë vit Shën Valentini mund të ketë qenë edhe më i veçantë për të, pranë personit të zemrës, i cili ende nuk dihet se kush është?

Sido që të jetë, koha do e tregojë më së miri nëse ajo është në lidhje apo jo. /Telegrafi/