Telegrafi

Greta Koçi tregon unazën, forcon spekulimet për fejesën e saj

(Foto: Instagram/gretakoci1)

Greta Koçi është një nga ata personazhe të njohur që jetën private ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Megjithatë, së fundmi në portale nisi të qarkullojë një lajm se këngëtarja është fejuar në fshehtësi të plotë. Është mësuar se djali që i ka rrëmbyer zemrën është nga Austria, vend në të cilin Greta po jeton prej kohësh, transmeton Top Channel.

Për më tepër, thuhet se ata të dy po mendojnë t’i japin fund beqarisë duke u martuar së shpejti. Për partnerin e Gretës nuk ka ende asnjë detaj, por sipas informacioneve ai e mbështet këngëtaren plotësisht në profesionin e saj dhe madje e shoqëron në mbrëmjet muzikore.

(Foto: Instagram/gretakoci1)

Pas këtij lajmi, ka ardhur më në fund një reagim nga artistja e njohur. Ajo ka postuar një video në InstaStory në natyrë, e shoqëruar nga motra Eni Koçi e partneri i saj, Genc Prelvukaj.

Në videon e publikuar në rrjetin social, Greta është siguruar të tregojë unazën e fejesës duke konfirmuar kështu aludimet për lidhjen e saj.

Kujtojmë se më herët ajo është shprehur se nëse i dashuri i saj nuk do të jetë personazh publik, atëherë ajo nuk do e bëjë kurrë lidhjen publike. Kjo duhet të jetë edhe arsyeja pse Greta e ka mbajtur gjithçka të fshehtë këto kohë.

(Foto: Instagram/gretakoci1)