Telegrafi

Greta Koçi dhe Gena publikojnë këngën e re “Si më parë”

Dy këngëtarët e njohur Greta Koçi dhe Gena kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Si më parë” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është realizuar edhe me klip.

Greta Koçi (Foto: YouTube)

Kënga është ritmike verore, dhe është punuar nga United Records.

Për vargjet e tekstit janë kujdesur vet Greta me Genën, të cilët kësaj radhe kanë sjell një duet ndryshe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Klipi i këngë është mjaft veror dhe trajton në formën më të mirë tematikën e këngës, e cila është dashuria.

Gena (Foto: YouTube)

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Shqipëria, Pro Video.

Përveç projekteve të reja, Greta dhe Gena vazhdojnë të jenë shumë të angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/