Site icon Telegrafi

Greta bën shqiponjën me duar: Krenare që jam shqiptare

(Foto: Instagram/GretaKoci1)

Greta Koçi ka treguar anën patriotike, ndërsa fansat e kanë pëlqyer këtë gjë.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja e ka bërë simbolin e shqiponjës me duar.

“Godas kuq e zi, dëgjoj kuq e zi… Unë shënoj kuq e zi. Krenare që jam shqiptare”, ka shkruar Greta në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

Në muajt e fundit, këngëtarja i ka postuar disa fotografi duke vënë në pah anën e bukur të saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Greta Koçi

Ajo ka pozuar me veshje nga më të ndryshmet duke treguar edhe linjat trupore, ndërsa fansat e kanë pëlqyer dukjen e saj.

(Foto: Instagram/GretaKoci1)

Ndërkaq, sa i përket karrierës muzikore, “Ku gabuam” është njëra prej këngëve më të fundit të Gretës.

Videoja muzikore e kësaj kënge u publikua në muajin shkurt, ndërsa deri më tani ka marrë mbi 1.5 milion shikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version