Ministria e Punëve të Jashtme-Greqi (MPJ) në Twitter ka shprehur keqardhje lidhur me situatën e krijuar në Maqedoni pas reshjeve të dendura të shiut, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Shprehim ngushëllimet për lajmet e tmerrshme të Maqedonisë. Ngushëllimet tona deri te familjet e viktimave nga moti i ligë’, shkruan MPJ e Greqisë në Twitter.
Nga reshjet e shiut janë shkaktuar përmbytje në disa zona të Maqedonis, ku 21 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë ende raportohen si të zhdukur. /Telegrafi/
We express our sorrow for the terrible news from #FYROM. Our condolences to the families of the victims of the extreme weather conditions.
— Υπουργείο Εξωτερικών (@GreeceMFA) August 7, 2016