Me urdhër të Qeverisë greke sot pasdite në Maqedoni do të dorëzohet pjesa e parë nga ndihma e Greqisë për katastrofën e shkaktuar nga vërshimet më 6 gusht, kumtoi Ministria greke e Punëve të Jashtme, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sekretariati i përgjithshëm për mbrojtje të qytetarëve me ndihmë të shërbimit të zjarrfikësve dërgon pesë pompa transportuese dhe pesë gjeneratorë për t’iu ndihmuar njerëzve të prekur nga vërshimet.
MPJ-ja greke ende kumtoi se në vijim janë konsultime midis Ministrisë së Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë për ndihmë shtesë, e cila autoriteteve të Maqedonisë u është e nevojshme që të përgjigjet në nevojat e të prekurve në vërshimet.
Ndërkohë, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kumtoi se përmes Mekanizmit për mbrojtje civile nga BE-ja, donacioni nga Greqia do të arrijë rreth orës 16:30.
Donacionin do ta dorëzojë zëvendësambasadori nga Ambasada e Greqisë në Shkup, ndërsa në pranim-dorëzimin e donacionit do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Do të dorëzohet në qarkun e kazermës “Goce Dellçev” më lagjen e Aerodromit ku gjenden hapësirat e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.
“Me këtë fillon arritja e ndihmës së pritur përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të Bashkimit Evropian, anëtare e të cilit është edhe Republika e Maqedonisë përmes Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim”, theksojnë nga Drejtoria. /Telegrafi/