Lideri i të djathës greke, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar në Parlamentin Evropian (PE) se Greqia ka bërë gjithçka për t’u gjetur një zgjidhje për emrin, diçka që duhët të bëjë edhe qeveria e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Mitsotakis ka theksuar se partia Nea Democratia mbetet në pozitat se zgjidhja përfundimtare duhet të jetë një emër i përbërë gjeografik për përdorim gjithëpërfshirës.
Edhe më i ashpër ka qenë reagimi i kryetarit grek, Prokopis Pavlopoulos, i cili thotë se Maqedonia është është greke dhe nëse Maqedonai dëshiron të jetë pjesë e institucioneve ndërkombëtare, atëherë duhet ta respektojë historinë greke, prandaj paralajmëron se Greqia nuk do të bëjë asnjë lëshim për këtë çështje./Telegrafi/