Kënga e shumë komentuar në publik ‘N.U.N’ nuk gjendet më në kanalin e Bleros në Youtube.
Videoja është bllokuar dhe nuk mund ta dëgjoni më në Youtube, kjo për shkak se vija melodike e këngës është e vjedhur nga një grek, mësohet nga burime të sigurta sipas lajmi.net
Për t’u rikthyer në Youtube kënga dhe klipi i Bleros, grekët kanë kërkuar të holla për shkak të drejtës autoriale të këngës, e kjo shumë me sa duket është goxha e madhe dhe kështu projekti N.U.N nuk do të ketë mundësi të klikohet, për një kohë të pacaktuar.