Site icon Telegrafi

Green: LeBron si CR7, Steph si Neymar

Gjatë El Clasicos në Miami mes Real Madridit dhe Barcelonës, në pushimin e pjesës së parë Draymonf Green ka krahasuar Stephen Cuttyn dhe LeBron James me yjet e futbollit.

Ylli i Golden State Warriors ka bërë një krahasim interesat, duke tërhequr një paralele mes talentit të lindur dhe asaj që arrihet me punë të madhe.

“LeBron është më shumë si Cristiano, ndërsa Neymar është më shumë si Steph”.

“Neymar mund ta dërgojë skuadrën në një nivel tjetër. Kur shikon GSW, Steph na dërgon në një nivel tjetër dhe mendoj se Neymar mund ta bëjë këtë dhe të fitojë kampionatin”, ka thënë Green për ESPN.

Në këtë El Clasico fitoi Barcelona me rezultat 2-3. /Telegrafi/

Exit mobile version