Telegrafi

Granit Xhaka shënoi gol të bukur me kokë në humbjen e Arsenalit në miqësoren ndaj Chelseat

Chelsea e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 2-1 në miqësoren e zhvilluar.

The Blues kaluan në epërsi pas vetëm 26 minutash lojë me golin e Kai Havertz që u asistua nga Timo Werner.

Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dytë prodhoi edhe dy të tjera.

Lexo po ashtu Kai Havertz 'bombardon' portën e Arsenalit

Në minutën e 69-të, nga një harkim nga këndi prej Nicolas Pepes, Granit Xhaka shënoi në portën e Kepa Arrizbalagas.

Por, në minutën e 72-të, Tammy Abraham e riktheu epërsinë në 2-1 për Chelsean, duke bërë që ndeshja të mbyllej me këtë rezultat. /Telegrafi/