Telegrafi

Granit Xhaka reagon pas fitores së Arsenalit me rikthim ndaj Liverpoolit

Foto: Granit Xhaka/Facebook

Ylli shqiptar, Granit Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’u shprehur rreth fitores së Arsenalit ndaj Liverpoolit në derbin e javës në Ligën Premier.

Arsenali ka arritur të fitojë me rikthim ndaj Liverpoolit me rezultat 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 36-të.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alexandre Lacazette (32’) dhe Reiss Nelson (44’) për vendasit, ndërsa Sadio Mane (20’) për Reds.

Lexo po ashtu Arsenali triumfon me rikthim ndaj Liverpoolit dhe vazhdon të synojë një vend në Evropë

Kjo fitore e ka bërë të lumtur klubin londinez, ndër ta edhe yllin nga Kosova, Granit Xhaka.

Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’u shprehur pas kësaj fitore të madhe të Topçinjve ndaj Reds.

Lexo po ashtu Arsenal 2-1 Liverpool – Notat e Xhakës, Shaqirit dhe të tjerëve

“Përgjigje e madhe, karakter i madh, fitore e madhe”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat në Facebook.

Pas kësaj fitore, Arsenali e sheh veten në pozitën e nëntë me 53 pikë apo vetëm tri më pak se vendi i gjashtë që i dërgon në garat evropiane. /Telegrafi/