Site icon Telegrafi

Granit Xhaka përfundon në radarin e Romës, shihet si zëvendësues ideal i Nainggolanit  

Granit Xhaka (Getty Images)

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ka përfunduar në radarin e klubit italian, Roma, e cila kërkon shërbimet e tij.

Giallorossët po kërkojnë të nënshkruajnë me një zëvendësim për belgun Radja Nainggolan, i cili u largua para disa javësh drejt Interit.

Shumë emra mesfushorësh janë lidhur me Romën, por deri më tani në këtë afat kalimtar veror nuk ka ardhur zëvendësimi për Nainggolan.

Lexo po ashtu Roma arrin marrëveshje me Sevillën, N’Zonzi afër transferimit në kryeqytetin italian

Pavarësisht pranimit të një takse nga Sevilla për të sjellë Steven Nzonzin, kushtet personale kanë rezultuar të jenë një pengesë.

Granit Xhaka gjatë një dueli me Kevin de Bruyne (Getty Images)

Si e tillë, klubi italian janë të vendosur për të ndjekur reprezentuesin e Zvicrës, Xhakën.

Sipas mediumit lokal Roma News, gjuetia e Romës për një mesfushor të ri qendror i ka parë ata të kthehen tek mesfushori i Arsenalit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmer për Granit Xhakën

Megjithatë, transferimi i yllit me prejardhje shqiptare do të jetë i vështirë, pasi Xhaka është kthyer në një idhull të tifozëve në Emirates dhe çmimi i tij është i lartë.

Edhe trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery, mendohet se e pëlqen shumë lojën e mesfushorit shqiptare dhe Xhaka pritet të jetë pjesë e rëndësishme e planeve të tij. /Telegrafi/  

Exit mobile version