Chelsea dhe Arsenal u ndeshen në derbin e javës së pestë në Ligën Premier.
Ndërkohë, pjesë e lojës ka qenë edhe futbollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka, i cili luan për Arsenalin.
I njëjti ka pasur një performancë mjaft të mirë gjatë ndeshjes së sotme dhe është vlerësuar me notën 7.
Graniti është shumë i lidhur me të afërmit dhe miqtë e tij shqiptarë.
Ai gëzon shoqëri me një pjesë të mirë të yjeve të estradës shqiptare.
Njëri ndër ta është edhe këngëtari Blero, i cili ka publikuar sot (e diel) në InstaStory, një fotografi ku shfaqej duke pirë çaj, teksa në mbishkrimin e saj i bënte ftesë granitit.
“Granit Xhaka, hajde e pijmë nga një vëlla, m’fal e di që ki lojë sot dhe ki me fitu” (sic.), ka shkruar Blero.
Mesa duket, dyshja gëzojnë një raport të mirë me njëri-tjetrin, ndërsa nuk hezitojnë që kur takohen së bashku, të pinë edhe nga një pije. /Telegrafi/