Site icon Telegrafi

Granit Xhaka kujton me nostalgji ditët e para të tij dhe Taulantit si futbollistë (Foto)

Granit Xhaka ka folur me nostalgji për fillimin e tij të karrierës, ku ka postuar një fotografi në rrjetin social, ku shihet së bashku me vëllanë e tij, Taulantin.  

Vëllezërit Xhaka do të ndeshen përsëri në mes vete, por kësaj radhe jo me kombëtaret që përfaqësojnë, por me ekipet e tij, Arsenalin dhe Baselin, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Granit Xhaka flet për përballjen me Taulantin dhe ish-skuadrën e tij (Foto)

Kjo përballje ka ngjallur nostalgji tek mesfushori i Arsenalit, i cili ka postuar një fotografi në profilin e tij në ‘Instagram’, ku shihet në fillet e karrierës së tij dhe vëllait të tij, Taulantit, sa ishin bashkë pjesë e skuadrës Fc Concordia Basel.

Në postimin e tij, Graniti ka falënderuar trajnerin e tij të parë, por edhe gjithë të tjerët që kanë kontribuuar që të mbërrijnë kaq shumë në karrierën e tyre.

Lexo po ashtu Këta janë futbollistët që do të luajnë kundër ish-skuadrave në Ligën e Kampionëve

“FC Concordia Basel ishte ekipi i parë i jonë në futboll. Në fillim, e gjitha që kishte rëndësi për ne ishte për të luajtur dhe për të shënuar më shumë gola që të jetë e mundur”, ka filluar shkrimin e tij Xhaka, transmeton Telegrafi.

“Në atë kohë unë kam qenë vetëm 5 vjeç dhe vëllai im 6 vjeç, dhe ne kurrë nuk menduam se do të shkojmë deri tani siç jemi sot”.

Lexo po ashtu Wenger lavdëron lojën e Xhakës

“I kemi shumë borxh trajnerit tonë të parë Andy Eichenberger dhe të gjithë trajnerëve tjerë, të cilët kanë kontribuar në të arriturat tona deri më tani”, përfundoi shkrimin e tij nostalgjik mesfushori i Arsenalit. /Telegrafi/

Exit mobile version