Telegrafi

Granit Xhaka afër kalimit te rivali i Arsenalit – Newcastle United

Newcastle United shpreson që ta transferojë Granit Xhakën në afatin kalimtar të janarit.

Fabian Schar thuhet se po tenton ta bind mesfushorin shqiptar që të transferohet te rivali i Arsenalit në këtë dimër.

27-vjeçari kishte disa probleme në këto javët e fundit, e që fillimisht ishte përplasja me tifozët e The Gunners në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palaces, që pasoi me marrjen e shiriti të kapitenit.

Sipas asaj që raporton SunSport, Newcastle dëshiron ta huazojë Xhakën në afatin e janarit me të drejt blerje në fund të këtij sezoni.

Lexo po ashtu Xhaka vazhdon të kërkojë shtëpi në Milano, bisedimet për transferimin e tij i udhëheq njeriu që e transferoi te Arsenali

Fabian Schar që është bashkëlojtar me mesfushorin shqiptar te kombëtarja e Zvicrës, dëshiron që Xhaka t’i bashkohet edhe te skuadra angleze.

Në garë për transferimin e Xhakës është edhe Milani e disa klube të tjera, por që lojtari ende nuk ka zbuluar të ardhmen e tij. /Telegrafi/