Telegrafi

Grabitja e argjendarisë në Suharekë, momenti i largimit të grabitësve pasi gjuajtën mbi policinë

Pasditen e së mërkurës një grabitje e armatosur ka ndodhur në një argjendari në qytetin e Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka deklaruar për Telegrafin se rreth orës 15:45 është marrë informate se në Suharekë në një argjendari po kryhej një grabitje me armë.

“Patrullat policore të Stacionit te policisë së Suharekës sapo janë informuar menjëherë kanë shkuar në ngjarje. Rreth orës 16:03 kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është  një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Gashi.

Lexo po ashtu Grabitje e armatosur në një dyqan në Suharekë – plagoset zyrtari policor

Ai thotë se në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes.

Në pamjet e mëposhtme shihet momenti kur vetura e grabitësve të dyshuar, largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, derisa patrulla e rëndomtë policore i vëzhgon nga distanca në gjendje alarmi.

Policia tha se po vazhdon operacionet e saj për kapjen e të dyshuarve për këtë rast./Telegrafi/