Mario Gotze ka marrë vendim që të largohet përfundimisht nga Borussia Dortmund në fund të këtij edicioni.
Mesfushori gjerman përfundon kontratën e tij me verdhezinjtë në qershor dhe nuk ka marrë ofertë për vazhdimin e bashkëpunimit.
Hapësirat e pakta këtë edicion nën urdhrat e Luciane Favre kanë bërë që gjermani të vendos përfundimisht për largimin.
27-vjeçari ka disa opsione për ta vazhduar karrierën e tij dhe duke parë që është lojtar i lirë skuadrat e mëdha kanë shprehur interesim për të.
Roma, Inter dhe Milan e duan në Itali, derisa Liverpooli dhe Tottenham Hotspur kanë shprehur interesim në Ligën Premier.
Megjithatë mediat gjermane këmbëngulin se Gotze do të vazhdoj të mbetet pjesë e elitës së futbollit gjerman.
Bayer Leverkusen, Hertha Berlin dhe Hoffenheim janë skuadrat që po e duan heroin e Gjermanisë që në vitin 2014 shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Botës.
Gotze gjatë karrierës së tij ka luajtur vetëm për dy klube, Borussia Dortmundin ku ka filluar karrierën dhe për tri vite ishte pjesë e Bayernit nga 2013 deri më 2016. /Telegrafi/