Telegrafi

Gotze alarmon skuadrat e mëdha italiane, dëshiron transferimin në Serie A

Mario Gotze. (Photo by Christian Kaspar-Bartke/Bongarts/Getty Images)

Mario Gotze do të largohet nga Borussia Dortmundi në fund të sezonit si futbollist i lirë.

Mesfushorit gjerman i skadon kontrata dhe Dortmund nuk i ka ofruar marrëveshje të re, duke parë që lojtari nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Lucien Favre.

Në Gjermani është raportuar se mesfushori sulmues e ka ndarë mendjen dhe karrierën dëshiron ta vazhdoj në Serie A.

Kjo gjë ka alarmuar skuadrat e mëdha italiane për të nisur bisedimet me agjentin e lojtarit, pasi bëhet fjalë për një lojtar me cilësi dhe ajo që është më e rëndësishme me parametra zero.

Mario Gotze

Roma, Inter, Milan, Napoli, Fiorentina dhe Lazio janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e Gotzes.

Problemi qëndron tek paga e lartë e lojtarit i cili aktualisht në Dotmund fiton shtatë milionë euro në sezon.

27-vjeçari për tu transferuar në Itali duhet t’i ulë kërkesat e tij deri në 4,5 milionë euro, pasi raportohet se skuadrat italiane nuk janë të gatshme të paguajnë më shumë.

Heroi i Gjermanisë në vitin 2014 në Kupën e Botës ka mundësi të qëndroj edhe në Bundesliga me Hertha Berlinin dhe Bayer Leverkusenin që kanë shprehur interesim për të.

Ish-anëtari i Bayernit këtë edicion ka zhvilluar vetëm 19 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Dortmundit, kryesisht i inkuadruar nga banka rezervë ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/