Telegrafi

Google prezanton kërkimet më në trend për fluturime të vitit 2022

Google ka publikuar përmbledhjen vjetore të trendeve të Kërkimeve brenda Vitit, i cili mbulon një gamë të gjerë temash, duke përfshirë turizmin.

Nuk është për t’u habitur që kërkimet në lidhje me udhëtimet u ngritën me të madhe në vitin 2022, pasi më shumë destinacione u rihapën dhe hoqën rregulloret e lidhura me Covid-in, si për shembull testimi i detyrueshëm.

Midis të dhënave të ndryshme të lëshuara nga kompania e teknologjisë është një listë me 10 destinacionet kryesore në trend në shërbimin e saj të kërkimit të rezervimit të fluturimeve në internet, Google Flights, i cili jep të dhëna se ku duan të shkojnë amerikanët këtë vit, raporton CNN. përcjell Telegrafi.

Një gjë kyçe për të ditur për këto të dhëna: ka një ndryshim midis “më të kërkuarve” dhe “trendeve kryesore”.

Një përfaqësues nga Google shpjegon se “pyetjet në trend” janë kërkimet që patën një rritje të lartë të trafikut gjatë një periudhe të qëndrueshme në 2022 në krahasim me 2021″. /Telegrafi/

Kjo është lista e top 10 destinacioneve më në trend të Google Flights të kërkuara në SHBA për vitin 2022:

1. Londër, Mbretëri e Bashkuar

2. Ho Chi Minh City, Vietnam

3. Paris, Francë

4. Nju Delhi, Indi

5. Toronto, Kanada

6. Romë, Itali

7. Mumbai, Indi

8. Vankuver, Kanada

9. Lisbonë, Portugali

10. Nju Jork, NY – SHBA