Telegrafi

Gomez dhe Ranocchia në planet e Brightonit

Brighton & Hove Albion ka dërguar përfaqësues në Milano për të ndjekur nga afër Gustavo Gomezin dhe Andrea Ranocchian.

Klubi anglez aktualisht është shtatë pikë larg zonës së rënies nga Liga Premier, prandaj dëshiron ta përforcojë skuadrën në afatin e janarit.

Sipas calciomercato.com, dy ndërmjetës kanë qëndruar në Itali gjatë muajit nëntor për t’i diskutuar mundësitë e transferimit të dy lojtarëve.

(Foto: Getty Images)

Mbrojtësi i Rossonerëve, Gustavo Gomez, nuk bën pjesë në planet e klubit ku luan, ndërsa këtë sezon ka regjistruar vetëm një paraqitje si zëvendësues në Europa League.

Milani është i gatshëm ta largojë futbollistin nga Paraguai në afatin e janarit, kurse Brightoni ka konkurrencën e Boca Juniors për shërbimet e tij.

(Foto: Getty Images)

Qendërmbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, është shënjestra tjetër në planet e klubit anglez.

Futbollisti italian në edicionin e kaluar ishte i huazuar te Hull City dhe ai është i pari në listën e ‘Pulëbardhave’.

Megjithatë, problemet e Nerazzurrëve me lëndime, mund ta pengojnë largimin e tij. /Telegrafi/