Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Golden State Warriors ka shënuar fitoren e katërt këtë sezon kundër Phoenix Suns.
Kësaj radhe është dashur të djersiten më shumë kampionët e NBA-së pasi në pesë minutshin e fundit ishin në disavantazh prej nëntë pikëve, por në fund triumfuan me rezultat 123:116, transmeton Telegrafi.
Kjo fitore e madhe e Goldenit u arrit në saje të Stephen Curry, i cili regjistroi 35 pikë, përkatësisht 15 sosh vetëm në çerekun e fundit.
Klay Thompson e ndihmoi aktualisht basketbollistin më të mirë në botë me 20 pikë dhe gjashtë kërcime, ndërsa një pikë më pak e ka shënuar Darmond Green.
Në anën tjetër, basketbollisti më efikas ishte Knight me 30 pikë dhe Len, i cili realizoi ‘double-double’ prej 26 pikë dhe 13 kërcimesh.
Pas këtij triumfi, Golden ka bilanc prej 50 fitoresh dhe gjashtë humbje, kurse Suns kanë regjistruar 17 triumfe dhe 49 humbje.
Rezultatet:
Dallas – Indiana 105:112
Charlotte – Houston 125:109
Toronto – Miami 112:104
Philadelphia – Detroit 111:125
Milwaukee – New Orleans 103:92
Atlanta – Memphis 95:83
San Antonio – Oklahoma City 93:85
Denver – Washington 116:100
Portland – Orlando 121:84 /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0-CwDuDnYbY