Telegrafi

Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni ka arritur të shënojë fitore në përballje me Feronikelin dhe Bashkimin në kuadër të Kupës së Kosovës.

Suarekasit ishin më të mirë nga fillimi në fund duke siguruar një vend në gjysmëfinale, duke fituar në fund me rezultat 103:82.

Te Ylli më i dalluari ishte Alban Veseli me 21 pikë.

Po ashtu paraqitje të mirë kishin edhe amerikanët Clayton Everet dhe Garrius Holloman.

Në anë tjetër në derbin prizrenas Ponte Prizreni arriti ta bëjë befasinë më të madhe duke e eliminuar Bashkimi.

Rezultati në fund të ndeshjes ishte 84:74.

Më i dalluari në këtë takim te Ponte ishte Brandon Scott me 30 pikë.

Drilon Hajrizi ka shënuar në këtë takim 16 pikë.

Në gjysmëfinale Prishtina do të takohet me Yllin, ndërsa Ponte Prizreni do të ketë punë me vendasit e Rahovecit. /Telegrafi/