Telegrafi

Golashënuesit më të mirë në vitin 2016

Viti 2016 ka nisur mirë për sulmuesit e mëdhenj si Lionel Messi, Cristiano Ronalod e Zlatan Ibrahimovic.

Pikërisht janë këta tre që kanë shënuar më së shumti gola deri më tani në këtë vit.

Ata kanë shënuar të tre nga 17 gola.

Pas tyre vjen Kun Aguero i cili kishte probleme më lëndimet me 15 gola.

Edhe një argjentinas gjendet lartë në këtë renditje, pasi Gonzalo Higuain ka tundur rrjetën 14 herë.

Në fund janë Harry Kane dhe Roberto Lewandowski me nga 12 gola. /Telegrafi/