Telegrafi

Goditje për Spanjën, De Gea përfshihet në seks skandal – ka edhe lojtarë të Realit (Foto)

Kombëtarja e Spanjës në futboll është përfshirë në një seks skandal të madh, ku në qendër është portieri i Spanjës dhe i Manchester United, David de Gea.

El Diario ka lansuar një raport të jashtëzakonshëm për një grup të organizuar prostitutash, ku ka pasur disa të arrestuar.

Rasti daton nga viti 2012, ku prostituta në fjalë ka rrëfyer se si David de Gea pa dëshirën e saj e ka detyruar që të bëjë seks me të dhe i përfshirë në organizim është edhe mesfushori i Bilbaos, Iker Muniain, shkruan Telegrafi.

El Diario raporton se De Gea ka qenë i involvuar në kontaktimin e prostitutes dhe organizimin e takimit dhe ka detyruar atë që të bëjë seks pa dëshirën e saj me të dhe me Muniain.

Më tej shërbime seksuale të organizuara nga De Gea kanë marrë sipas AS edhe Isco dhe Javi Martinez.

Që të gjithë emrat e lartpërmendur do të akuzohen nga prokuroria e Spanjës për përdhunim teksa De Gea rrezikon më së shumti, e nëse shpallet fajtor ai do të rrezikojë disa vite burg.

Ky skandal i vitit 2012 zbulohet në prag të ndeshjes së parë të Spanjës në Euro 2016. /Telegrafi/