Site icon Telegrafi

Goditja e artilerisë ukrainase ishte aq precize, sa që ushtari rus që drejtonte tankun përfshihet i tëri nga zjarri

Artileria ukrainase ishte aq precize gjatë një sulmi ndaj forcave ruse, sa që një ushtar i Vladimir Putinit që ishte brenda tankut përfshihet nga zjarri kur mjeti i tij i blinduar u godit direkt nga predha.

Në një video të filmuar nga ajri me dron, shfaqet momenti kur tanku rus goditet nga artileria dhe duke tentuar ushtarë rusë të ikin, shoferi shihet duke dalë jashtë i mbuluar i tëri nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Megjithatë nga goditja e tyre tanku rus shkatërrohet plotësisht, ndërsa ushtari rus ka përfunduar duke u djegur në një zonë malore.

Lexo po ashtu Do të duhen 757 vjet për të pastruar Ukrainën nga minat, tashmë janë shpenzuar gati 100 milionë dollarë - bëhet për një zonë më e madhe se Florida

Ishte brigada e 3-të e ushtrisë ukrainase që kishte për objektiv tanket ruse, që po patrullonin në atë zonë që kontrollohej nga ukrainasit.

Sulme të tilla janë bërë çdo herë e më të shpeshta nga fillimi i kundërofensivës së Kievit, që është përmendur nga fillimi i verës. /Telegrafi/

Exit mobile version