Telegrafi

Godin: Interi si Atletico, Conte ma kujton Simeonen

Diego Godin ka folur rreth shumë gjërave për ekipin e tij të ri, Interin dhe trajnerin Antonio Conte, pas bashkimit me ta në përgatitjet para-sezonale.

Mbrojtësi uruguaian ka përfunduar me sukses transferimin te Interi para disa javësh duke u zyrtarizuar si lojtar i tyre i ri.

Megjithatë, stërvitjet e tij me klubin kanë ardhur vetëm para disa ditës dhe Godin është pyetur rreth klubit dhe trajnerit të ri.

Lexo po ashtu Godin dhe Vecino i bashkohen Interit në Kinë

“Ka shumë ngjashmëri mes Interit dhe Atleticos, pasi janë përpjekur të thyejnë dominimin në garën e titullit”, ka thënë fillimisht Godin për Gazzetta dello Sport.

“Interi synon të fitojë dhe ne kemi nevojë për punë të madhe dhe ambicie për t’i dhënë fund hegjemonisë së Juventusit”.

Godin në stërvitje me Interin

“Conte me të vërtetë më kujton Simeonen. Ata përjetojnë futbollin me të njëjtin pasion, janë të përqendruar në detaje dhe marrin më të mirën nga lojtarët e tyre. Conte e di se çfarë dëshiron, shkon drejt në pikën, e cila është ideale për një lojtar”.

Lexo po ashtu Prezantohet Godin: Interi është klub i madh dhe me histori, erdha për të fituar  

“E pranoj, Simeone më ka folur shumë për Interin. Ne diskutuam këtë transferim. Ai tha se Interi ishte klubi më i madh që ai kishte njohur ndonjëherë, me tifozë të pasionuar”.

Godin e vlerëson shumë ish-trajnerin Simeone

“Diego është një trajner i shkëlqyer, ai ndoqi një ide dhe kulturë të futbollit që i lejoi Atleticos të luftojë me Barcelonën dhe Real Madridin”.

“Kjo ishte mënyra e vetme e mundshme për të konkurruar kundër tyre, sikur të kishim luajtur stilin e tyre të futbollit, ne kurrë nuk do të ishim afër”, përfundoi uruguaiani. /Telegrafi/