Telegrafi

Godin dhe Vecino i bashkohen Interit në Kinë

Godin dhe Vecino (Foto: FC Inter/Twittter)

Diego Godin dhe Matias Vecino janë bashkuar me skuadrën e Interit në kampin e tyre të trajnimit para-sezonal në Kinë.

Godin dhe Vecino patën pushime të zgjatura pas pjesëmarrjes së tyre në Copa America me kombëtaren e Uruguait.

Megjithatë, tani pushimet e tyre kanë përfunduar dhe dyshja uruguaiane do t’i bashkohen Nerazzurëve në përgatitje.

Lexo po ashtu Prezantohet Godin: Interi është klub i madh dhe me histori, erdha për të fituar  

Faqja zyrtare e Interit ka njoftuar se ata tani janë në Nanjing, ku Interi do të përballet me Juventusin në International Champions Cup të mërkurën.

“Diego Godin dhe Vecino janë bashkuar me skuadrën në Nanjing!”, thuhet në njoftimin e Interit.

Në anën tjetër, Lautaro Martinez do të bashkohet më vonë pasi duket se i është dhënë më shumë kohë për shkak se Argjentina shkoi më lart në Copa America. /Telegrafi/