Diego Godin dhe Matias Vecino janë bashkuar me skuadrën e Interit në kampin e tyre të trajnimit para-sezonal në Kinë.
Godin dhe Vecino patën pushime të zgjatura pas pjesëmarrjes së tyre në Copa America me kombëtaren e Uruguait.
Megjithatë, tani pushimet e tyre kanë përfunduar dhe dyshja uruguaiane do t’i bashkohen Nerazzurëve në përgatitje.
Faqja zyrtare e Interit ka njoftuar se ata tani janë në Nanjing, ku Interi do të përballet me Juventusin në International Champions Cup të mërkurën.
🤝 | TOGETHER@diegogodin and @vecino have joined up with the squad in Nanjing! 🇨🇳#InterOnTour pic.twitter.com/58bh6KryYO
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) July 21, 2019
“Diego Godin dhe Vecino janë bashkuar me skuadrën në Nanjing!”, thuhet në njoftimin e Interit.
Në anën tjetër, Lautaro Martinez do të bashkohet më vonë pasi duket se i është dhënë më shumë kohë për shkak se Argjentina shkoi më lart në Copa America. /Telegrafi/