Telegrafi

Globe Soccer Awards zgjedh më të mirët: Ronaldo lojtari i vitit, Zidane trajneri më i mirë (Foto)

Globe Soccer Awards ka zgjedhur më të mirët për vitin 2017, çmime këto që të gjitha thuajse kanë shkuar për skuadrën e Real Madridit.

Edicioni i tetë i Globe Soccer Awards  është zhvilluar mbrëmjes e sotme (e enjte) duke zgjedhur më të mirët e vitit.

Lojtari më i mirë i vitit nga Globe Soccer Awards është zgjedhur ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili është edhe fitues i Topit të Artë për këtë vit.

Ronaldo në këtë garë ka mposhtur lojtarë si Lionel Messi, Neymar, Gianluigi Buffon, Sergio Ramos, Kylian Mbappe dhe Paulo Dybala.

Trajneri më i miri i vitit është zgjedhur francez i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili ka fituar garën ndaj Antonio Contes, Jose Mourinhos dhe Massimiliano Allegrit.

Ekipi më i mirë për vitit 2017 nga Globe Soccer Awards është zgjedhur Real Madridi, duke fituar garën ndaj Manchester Unitedit dhe Monacos.

Globe Soccer Awards gjithashtu ka zgjedhur edhe agjentin më të mirë të vitit, çmim të cilin e fitoi Jorge Mendes, duke mposhtur Mino Raiolan dhe Alessandro Luccin.

Çmime fituan edhe Francesco Totti për arritje në karrierë, ndërsa Hector Cuper u zgjedh “trajneri më i mirë i ekipit kombëtar arab”.

Kampionati më i mirë për vitin 2017 nga Globe Soccer Awards është zgjedhur ai spanjoll, La Liga. /Telegrafi/