Site icon Telegrafi

Gjyqi ‘Luiz – Kejvina’ për debatin gjatë spektaklit, Kiara shpërthen në lot: Më ndyhet imazhi nëse merrem me Kejvinën

‘Vëllai i Madh’ ditën e sotme (e hënë) i ka dhënë një detyrë banorëve të Big Brother VIP Albania.

Atyre iu është thënë të bëjnë një gjyq, gjersa u ndanë në role për proces gjyqësor, ku do të përballeshin Luizi dhe Kejvina për debatin gjatë spektaklit.

Kiarës iu dha roli i avokates për të mbrojtur Luiz Ejllin, e në anën tjetër ish Tea ajo që mbrojti Kejvinën.

Foto: Screenshot/YouTube

Tito hoqi dorë nga roli i avokates pasi sipas saj seanca po kthehej në një çështje personale.

Kiara më pas u largua dhe shkoi në dhomën e gjumit duke qarë, duke shtuar se nuk merret me Kejvinën, pasi nuk dëshiron që t’i ndyhet imazhi.

“Po prekem se nuk kam mbrojtur as Luizin në këtë rast. Po japin mesazhe të gabuara për mua. Nuk dua të kem të bëj fare me Kejvinën. Nuk dua të bie në atë nivel”, tha ajo.

“Si mund ta pranosh dhunën. Gjithë kemi emocione. Nuk është e drejtë që unë të reagoj të shpërthej. Nuk dua skena të tilla në televizion. Nuk dua t’ia prish asnjë njeriu. Dhe kur i pashë gjithë ata sy. Të qash je e dobët, të mos flasësh je e dobët. I bie të gjithë të bëjmë shou duke u zënë e duke bërtitur. Janë të gjithë kundër Luizit, ku ta gjejnë ta sulmojnë. Nuk dua të jem pjesë e lojërave”, vazhdoi Kiara.


Ky reagim i moderatores vjen pasi kjo e fundit, i doli në krah Luizit në momentin që Kejvina i dha një shuplakë. /Telegrafi/

Exit mobile version